Me Ansamblin “Gojus” magjia e “Aulona Fest” 13 që vinte nga Lituania, nga pjesa që laget nga Balltiku. I përbërë nga grupi i valleve të Qendrës Kulturore Lituaneze Anykšciai i krijuar plot tri dekada më parë. “GOJUS” është emri simbolik që lidhet me vendin më të bukur natyror, me një biodiversitet të pasur me pyje, me florë dhe faunë autentike, ku po aq të ndryshëm për nga karakteri janë edhe anëtarët e këtij grupi folklorik; studentë dhe njerëz të profesioneve dhe shkollave të ndryshme, të cilët dëshirojnë të ruajnë vlerat e trashëgimisë shpirtërore të kombësisë së tyre duke e mbrojtur nga asimilimi kulturor.

Ky ansambël i kushtonte shumë vëmendje kostumeve autentike kombëtare dhe traditave folklorike, të cilat pasqyrojnë frymën lituaneze të shekullit të 19-të e deri tek ato mesjetare të trashëguara me mjaft fanatizëm, si pasuri kombëtare.

“Gojus” u dallua për kërcimet dhe muzikën e mahnitshme të periudhës së Rilindjes të shoqëruara me kostumet unike mbretërore të shekujve 15 – 16 dhe fisnikërisë oborrtare të asaj kohe. Pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare si në Letoni, Austri, Poloni, Belgjikë, Hollandë, Itali, Suedi, Bullgari, Kroaci, Çeki, Turqi, Jordani etj.

Ky ansambël vjen për herë të parë në Shqipëri ekskluzivisht për “Aulona Inter Folk” dhe për paraqitjen tepër dinjitoze, në natën finale u vlerësua me Kupën e festivalit, të vetmin trofe që ndan ky festival ndërkombëtar folku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here