Festivali i filmit ‘Slemani International Film Festival’, i organizuar në Irak vlerësoi artistin e njohur të publikut shqiptar, Viktor Zhustin si aktorin më të mirë. Zhusti arriti të rrëmbente një nga çmimet më të mira, ndonëse në garë morën pjesë 154 filma përfaqësues nga 78 vende të ndryshme të botës. Eventi u mbajt në Slemani, aty ku dhe u ndanë të gjitha çmimet e rëndësishme të kinematografisë.
Vendi ynë u përfaqësua nga filmi me titull ‘Delegacioni’, ku rolin protagonist e luante Viktor Zhusti. Aktori luante figurën e një intelektuali të burgosur, i cili nuk bën kompromis me lojën e pushtetit.
Edicioni i katërt i festivalit të quajtur ‘Slemani International Film Festival’ i dha çmimin kështu një nga figurave më të njohura të vendit tonë në fushën e kinematografisë, Viktor Zhustit si aktori më i mirë.