K’NDOJ PËR TY NORA KELMENDIT

0
294

 

 

K’NDOJ PËR TY NORA KELMENDIT

 

Në Tamaren e Kelmendit

Lindi trimja sokoleshë,

Si bajrak në kry t’kuvendit

N’ato Alpo si mbretneshë.

 

N’kry t’betejës kjo malsore

Me trimni e me urti,

Forca saj si çik’ arbnore

Nëpër shtigje në Malsi.

 

Kush po prin si zonja vendit?

Kush po i del për zot vatanit?

Si burrnesh Nora Kelmendit,

Me presen e jataganit.

 

N’kry të luftës heroike

Printe Nora me duhi,

Nëpër shkrepa si kreshnike

Përball Pashës me ushtri.

 

Si burrnesh ishte betu

Edhe fjalen kishte dhanë,

N’çadër t’turkut për me shku

Gjallë Vuçë Pashen mos me lanë.

 

Nora e bukur si zanë mali

S’donte t’ishte gruja tij,

Nderin Nora nuk ja fali

Nxori thiken me shpejtsi.

 

Ty o Pash, o Osmanlli

Ju drejtu Nora me fjalë,

Po t’martoj në dhe të zi

N’kët tokë shpirti ty me t’dalë.

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here