Rruga e garantuar të rinjve është e lehtë dhe pambarimisht e vështirë

0
1175

Shkruan Kjara Pepushaj                                                                                      Gjimnazi “Atë Pjeter Meshkalla”                                                                                                 Shkodër

Qëndrueshmëria në vendimet e ndërmarra është një nga pikat e forta të të gjithë të suksesshmëve. Por, ç’ka na bën ne njerëzve tamam të fortë për t’u përballur me botën e jashtme, është pikërisht ajo terapi që i ofrojmë vetes përbrenda. Mësimi i parë që duhet dhe lypset të formësohet është pikërisht të qenurit vetvetja. Kjo pra është forcë shpirtërore, primare drejt suksesit.

Njeriu, që nga ardhja e tij në jetë, mëson të ndjejë (para se të mësojë te flasë e të ecë). Pa ndjenjën, me epiqënder zemrën, nuk mund të kuptohen emocionet dhe me mungesën e tyre kemi shfaqjen e gjesteve që mund të çojnë në çmenduri, ku na shfaqet edhe psikopatia dhe sociopatia.

Ashtu siç edhe U.Galimbert pohon se përkujdesja emocionale është vendimtare në formimin e besimit fillestar, që është kusht për ekzistencën pa ndjenjën e ankthit…

Të rriturit zakonisht u përçojnë dashurinë fëmijëve përmes gjërave materiale; kurse, edukimi emocional shkatërron indiferencën emocionale duke formuar shenjat e para të altruizmit. Pra, prindërit duhet jo vetëm t’u plotësojnë ato dëshira fëmijërore të miturve, por edhe t’u lënë hapësirë atyre t’i drejtojnë dëshirat, liritë dhe detyrimet e tyre.

Sa e sa raste të fëmijëve të pasur kemi dëgjuar se nuk kanë dëshirë për vazhdimësi, pasi të gjitha gjërat i kanë  pasur në pëllëmbë të dorës që në fillimin e vazhdimësisë së tyre. Pra, duhet të shtoj se rruga e garantuar nga dikush është më e lehtë njëqindfish, por pambarimisht më e vështirë. Rol të rëndësishëm ka dhe shkolla.

Ajo nuk duhet të mos synojë një edukim psikologjik, ku bëjnë pjesë si edukimi intelektual, ashtu edhe ai emocional.

Në këtë mënyrë njeriu nuk do jetë vetëm një qytetar “ciceron”, por edhe dëgjues e bashkëpunues i mirë. Nga ky lloj i të mësuarit, ne mësojmë të ndiejmë e të gjykojmë. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi baza të paqëndrueshme, andaj ky është hapi i parë drejt hyrjes në një rrugë të suksseshme. Rruga e suksesit nuk është rrugë e lehtë që mund ta arrishë mekanikisht.  Është rrugë me plot shkallë jo imagjinare,  as reale, e jo gjithmonë të njëtrajtshme, por që me hapin tënd dalëngadalë ato marrin formë e me eskperiencat e tua fiksohen në memorien tënde dhe formohet kështu ai që quhet identiteti yt.

Prandaj është shumë më e vështirë të vazhdosh rrugën e garantuar nga dikush para teje. Edhe Dekart pohon se është më efiçente e më me përfitim ai gjësend që fillohet e mbarohet nga i njëjti person.

Shumë gjëra nuk mund të shpjegohen, por një nga më të rëndësishmet është eksperienca, ajo mund vetëm të fitohet në mënyrë të pandërprerë e spontane. Është ajo, që na formon idenë e stërvitjes së arsyes për të ndërmarrë hapin e duhur e për të qenë konçiz në atë që marrim. Kështu pra formohet edhe vullneti që mbështet qëndrueshmërinë, ndihmesë për të njohur të vërtetën e vazhdimit tonë. Dhe suksesi i vërtetë është të jesh i vetëplotësuar duke balancuar eskperiencat me harmoninë shpirtërore, duke krijuar kështu një hapësirë të besueshme në vetvete, por edhe ndryshime në jetën e tjerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here