SYTË E SHPIRTIT TË KËRKOJNË

0
263

 

 

 

SYTË E SHPIRTIT TË KËRKOJNË

 

Çdo mëngjes sa hapi sytë

Në dritare të vështroj,

Më buzqesh shikimi yt

Dhe me sy të përqafoj.

 

S’e kam ditë se kjo zemër

Ka me ndi kaq shumë për ty,

Nuk ka bota tjetër femër

Që t’dhuron dashni me sy.

 

Besoji syve që t’kan pa,

Besoji zemrës e jo mu,

Fati madh ty ka me t’ra,

Kur t’besosh se sa të du.

 

Zemra ime e vetmuar

Të kërkon o shpirti im,

Emrin tënd ka për ta shkruar

Si dashni që s’ka mbarim.

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here