SHQIP KAM GJUHEN DHE FLAMURIN

0
523

SHQIP KAM GJUHEN DHE FLAMURIN

N’mërgim linda e u rrita
Më mungonte Shqipëria
Me vullnet çdo gja arrita
S’i harroj trojet e mia

Shqip flas e shqip mendoj
Jam shqiptarja ma e lumtur
Shqip familja m’edukoi
Kjo asht’ gjuha ma e bukur

Vetëm shqip përgjithmon’
Vetëm shqip për gjith’ jeten
Kjo asht’ gjuha e vendit ton’
Shqip flamurin, shqip t’vërteten

Gjuhen shqipe s’e harroj
Edhe zemra shqip më rreh
Vishem shqip kur dashuroj
Syri andrrat shqip i sheh

T’gjitha këngët shqip i k’ndoj
I këndoj me krenari
Që gjithnon’ t’ja trashëgoj
Brez pas brezi fmive t’mi

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here