NA JENA BIJA SHQIPTARE

0
615

NA JENA BIJA SHQIPTARE

Për sa kohë e për sa mot
Do t’lahen k’to sy me lot
Malli shpirtin po ma vret
Për ty motër në kurbet

Ikin vitet nji nga nji
Gjithmon’ mendja m’rrin tek ti
S’do t’vonoj o motra ime
Shpejt do t’vij në shtëpin’ time

Ti motër më ban krenare
Se jena bija shqiptare
Unë me ty e ti me mu
N’Kosovë shpejt kem m’u bashku

Sa duhen motra me motër
Aq sa buka duhet n’sofër
Krejt Kosova ka m’u g’zu
Kur ti motër t’jesh me mu

Moj Kosovë ti na ke rritë
Ditë ma t’bukra kena pritë
Mallku qoftë gjithmon’ kurbeti
Që na ndau ne në mes vedi

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here