ÇIFTELISË TELIN JA KPUTA

0
502

ÇIFTELISË TELIN JA KPUTA

Kemi gjak të Skenderbegut
Këtij trimi, k’ti strategut
Nanë Terez’s, Adem Jasharit
Në çdo zemër të shqiptarit

N’sy shqiptari si vetima
N’histori ka pri me trima
Tuj k’ndu kangët e trimnisë
K’putet teli çiftelisë

Sot Shqipni asht dhe Kosova
Asht Ulqini e Tetova
Si shqiponja me dy krena
Për vend tonë gjithmon’ do t’jena

Vjen shqiptari n’troje t’veta
I thotë t’parve tungjatjeta
Jam largu qysh kam ken fmi
M’ka marr’ malli për Shqipni

S’i harrojmë rranjët e trollit
As trimninë e Mic Sokolit
Për kreshnikt prap k’ndon lahuta
Çiftelisë telin ja k’puta

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here