TË GJITHË BASHKË PËR SHQIPNINË NANË

0
298

TË GJITHË BASHKË PËR SHQIPNINË NANË

 

Thrret Tropoja me Kelmendin,

Mos e l’shoni rini vendin.

Thrrasin malet n’Dukagjin,

Gjithë shqiptarët në mërgim.

 

Thrret Mirdita bijt e vet,

Anë e mban’ në kët’ planet.

Me Kosoven heroike,

Ta bajm’ bashk’ Shqipnin’ etnike.

 

Fluturo shqiponjë e lirë,

Fluturo ti në hapsirë.

Rrotull globit anë e mbanë,

Folen’ ke në Shqipnin’ nanë.

 

Thrret matiani me dibran’,

T’gjithë shqiptarët kudo janë.

Mos braktisni vendin tuj,

Mos lakmoni dheun e huj.

 

Thrret Labria e Çamria,

Tanë Gegnia e Tosknia.

Që nga Jugu në Veri,

Kanë shkru emrin n’histori.

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here