SOT KA DASEM DARDANIA

0
456

SOT KA DASEM DARDANIA

 

Shfryn Lumbardhi n’mes t’Prizrenit,

Gjanë e gjatë vrapon e thrret,

T’mbidhen trimat n’odë t’kuvendit,

Me shtru sofren si asht adet.

 

Sot ka dasem Dardania,

Liridona, nusja jonë,

T’thrrasim vllazen edhe bija,

T’mblidhen bashkë në sofren tonë.

 

Prej n’Prishtinë, deri n’Tiranë,

Me çu lajm kudo n’Shqipni,

T’vijnë dasmort nga toka nanë,

Në kët’ dasem kuq e zi.

 

Me thirr’ bashkë Pejë e Gjakovë,

Si vigana me plis t’bardhë.

Gju më gju Drenic, Rugovë,

Rend e rend ju tanë me ardhë.

 

Në Deçan e Mitrovicë,

Hidhet vallja dorë për dorë,

Kaçanik e Kamenicë,

Të gjithë bashkë ju si dasmorë.

Bujanovc edhe Preshevë,

Me shqiponjen dykrenare,

Suharekë e Malishevë,

Hijeshojnë sofren shqiptare.

 

Vjen Tropoja me Valbonen,

Me sharki kangës ja thonë,

N’Labëri e çojnë jehonen,

Me hedh valle n’sofren tonë.

 

Vjen me iso Labëria,

Kënga labe fort jehon,

Me flamur vjen Çamëria,

Tanë Shqipnia sot gëzon.

 

Bashkë me Plav e me Guci,

Me Tetovë e Gostivar,

Me flamurin kuq e zi,

Me Ulqin e me Tivar.

 

Dibra, Ohri edhe Struga,

Vijnë në sofër si vllazni,

Na bashkon Kombi e gjuha,

Sa e madhe je Shqipni.

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here