AS LOTI NUK I QAN HALLET
Ndali shqipja n’fluturim
Dridhet toka nga tërmeti
Oh sa dhimbje e pikllim
Fatkeqsi që n’gjum na gjeti
Ulërima nën rrënoja
Ka nis vaji e nuk ndalet
Nuk e qet dhimbjen as goja
As loti nuk i qan hallet
Gjithkush ka hallin e vet
Kësaj dhimbje me i ba ball
Nën rrënoja dikush thrret
Ndihmo Zot të dal i gjall
Qëndro shqipe si burrnesh
Dhimbja sot të ka pushtu
Ke Kosoven sokolesh
Ndihmen tande s’ka harru
Mori shqipe mbi flamur
Ndale vajin, mos vajto
Mos ja prish vetes at nur
Rri e fortë, mos u ligshto
Ramazan Çeka