STREHË KAM ZEMREN TIME
N’Amerikë kam lindur
Por shqiptare jam
Të jeni të bindur
Dhe unë dhimbje kam
M’dhimbet çdo fëmi
Që ka mbet jetim
Kjo është fatkeqsi
Më dhemb shpirti im
Vërtet’ jam e vogël
S’kam shumë pretendime
Por dhe unë në Shkodër
Streh’ kam zemren time
Perla mu më quajn
Kam mamin e babin
Por dhe ju, ju duan
Deren për ju hapin
Ramazan Çeka