E GËZOFSHIM PAVARËSINË

0
485

 

 

E GËZOFSHIM PAVARËSINË

 

N’dorë e mora çiftelinë,

K’ndoj Kosovë për ty me zemër.

Po t’këndoj për pavarsinë,

Sot ky shtet e ka një emër.

 

Ka një emër, ka liri,

Ka heroj që e dhanë jeten.

Them Kosovë, them Shqipëri,

Në Europë e shikon veten.

 

Jehon kënga me tupan,

E gëzofshim pavarsinë.

Me plis t’bardhë e xhamadan,

Krushk i parë flamuri prinë.

 

T’falem ty Kosova jonë,

T’falem ty moj heroinë,

Ty ta falim gjakun tonë,

Jemi një me shqiptarinë.

 

Sa herë thrras emrin Kosovë,

Kam thanë emrin Shqiptari.

Nëpër shekuj kem dhanë provë,

Për flamurin kuq e zi.

 

Me Rugoven e Jasharin,

Kemi shkruar historinë.

S’ka fuqi që ndal shqiptarin,

Ndër shekuj e rujm lavdinë.

 

Shqip rreh zemra e shqip shkruj,

Jam shqiptar den baba den.

Bukës buk e ujit ujë,

Sa t’jem gjall’ k’shtu do t’i them.

 

Ramazn Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here