ZANI SHQIPES NA BASHKON

0
466

 

 

ZANI SHQIPES NA BASHKON

 

Thrret Tropoja tanë Malsinë.

Thrret Kosova Dardaninë.

Thrret Presheva, Plav’-Gucia.

Thrret Ulqini e Labëria.

 

Shkodër Locja ka çu fjalë,

Kangë e valle mos me ndalë.

Myzeqe edhe dibran’,

Ulen n’sofër kudo janë.

 

Thrret Tivari e thrret Lezha,

Skenderbeu e Nanë Tereza.

Bashkë me Krujen e Mirditen,

S’e harrojmë na kurr’ traditen.

 

Thrret Tetova me matjan’,

Trojet tona anë e mbanë.

Bashkë me Shkup e Gostivar’,

Serenata me korçar’.

 

Zani shkon der’ n’Diaspor’,

Gjithkund shqipja si kunor’

Bashkë me vllaznit në Çamri,

Bahen bashkë Jug e Veri.

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here