MIKPRITJE E BUJARI

0
583

Jam në Vermosh, në skajin më verior të Shqipërisë, mes alpeve madhështore dhe epike, ku mbreteron oksigjeni dhe të zgjatet jeta.

Jam atje ku gurgullon e freskon uji i “kritë” e i kulluar i borës e ku gatimi tradicional shijon në kushtet më bashkëkohore të një kulinarie bio.

Jam atje ku të magjeps natyra e larmishme shumëngjyrëshe, ku valzojnë dushqet dhe pyjet halorë që i rrijnë si kurorë jo vetëm vargmaleve të Alpeve, fshatit më skajor verior Vermoshit, por gjithë Shqipërisë.

Jam atje ku u lindën e morën krahë zogjt e shqipes e ku fluturuan ndër dhena të tjera me sytë dhe mallin në vendlindjen e tyre.

Si një gazetar që më vijnë rrjedhshëm mendimet, nisa të përshkruaj këtë mrekulli të pasurisë tonë kombëtare…atje nga na vjen aroma e pastër shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here