VEÇ SHQIPTARE ËSHTË LUGINA
Po këndoj një këngë fisnike
Me shumë mall’ për Shqiptari
Për Presheven heroike
Që ka mbetur nën Serbi
Bujanoc edhe Metvegj
Ku frymojnë kuq e zi
Kërkush mallin nuk ia heq
Për ty luten nanë Shqipri
Ata presin dhe shpresojnë
Nga Prishtina e Tirana
Fjal’t e tyre t’i dëgjojnë
Se Shqipria është nana
Me përbuzjen e Serbisë
Jemi ngopur më s’durojmë
Jemi bijtë e Dardanisë
Presim trojet t’i bashkojmë
Mos na lini si jetima
Në kët’ tokë ku kemi le
Veç shqiptare është Lugina
Kem një gjak e një Atdhe
Ramazan Çeka