T’FALNA NDERËS PLAVË E GUCI
Për Kelmend rrugen e mora
Tuj u ngjit Leqeve t’Hotit,
Tuj udhtu u mrekullova
Ç’ka ka ba k’tu dora Zotit.
Në Vermosh t’pushton magjia
Që shpalos gjith’ bukurinë,
Ndër ograja e bashtina
Me Jezerc’ e Radohinë.
N’ato Alpe e Lugina
Ku buron uji në kroje,
N’ato bjeshk mbush’ me çetina
Mjalten mbledh bleta në hoje.
Gjith’ shqiptar’t kapun për dore
Prej n’Preshev der’ n’Çamëri,
Kishin ardh n’sofren madhshtore
T’shtrume n’Plavë e në Guci.
Vajza t’bukra porsi zana
Rritun shtatin nëpër bjeshkë,
Djem të pashëm si azgana
Me xhublet e çakçir vesh’.
Bota ka shtatë mrekulli
Gjithsecila e ka t’veten,
Kur sheh Plaven me Guci
Aty gjen edhe të teten.
K’tu shpërthej kanga shqiptare
Me lahutë e çifteli,
Gjith’ shqiptar’t u çun në valle
T’falna nders Plavë e Guci.
Ramazan Çeka