SKANË KUFI TROJET SHQIPTARE
Moj shqiponja legjendare
M’i përshndet trojet amtare
N’Tuz e n’Hot, Plavë e Guci
E gjithkund ku i thon’ Shqipni
Ulqin, Kraj’ edhe Tivarë
Padrejtsisht na i kan’ ndarë
Por të gjithë me këngë e valle
Janë bijt e Shqipnis’ madhe
Ku ka trojet shqiptaria
Janë Kosova, Çamëria
Historia nuk njeh mur’
Kur ne kemi një flamur’
N’Shkup, Tetov’ e Gostivar
Kanë ndër deje gjak shqiptar
Kan’ shkru emrin n’histori
Dhe nuk njohin kurr’ kufi
Mijra vjet nipat Ilir
Shkruan gjuhën n’Manastir
I treguan botës mbarë
Se ne jemi komb shqiptar
Ramazan Çeka