NA DUHET NJË BURRË
T’lutem Zot ty me dy dur
Vene doren mbi flamur
Vene doren përmbi ne
Rrit një burr’, një Skenderbe
Shqipninë bane si mbretnesh!
Gjithmonë fati t’i buzqesh’
K’saj Shqipnie ktheja g’zimin
Rrit një burr’ me ba bashkimin
Një burr’ t’urt’ me ba urtinë
Një burr’ trim për historinë
Anton Çeten për pajtimin
Nanë Terezen për bekimin
K’saj Shqipnie ktheja shpresen
Ktheja nderin edhe besen
Kudo n’botë ku ka shqiptar
Për kët’ komb me ken’ krenar
Ramazan Çeka