KUR T’HAP ZEMREN, T’KA HAP DEREN

0
287

 

KUR T’HAP ZEMREN, T’KA HAP DEREN

 

Nëpër botë sa herë që shkoj,

Gjakun tim dua ta njoh,

Një shqiptar dua t’takoj,

Që ai zemren të ma ngroh.

 

Një cigare në të dhasht

Dhe ta ndez at’ me lezet,

Foli shqip e banu bashk’

Se shqiptarin e ke gjet.

 

E ndjen gjaku, gjakun

N’fund t’botës kur shkon,

Si me gjet konakun,

Shqiptar kur takon.

 

Po të tha si je o mik,

Po të tha mirse ke ardh’

Aty ndalu e mos ik,

Ke takuar një shqiptar.

 

Për një kafe nëse t’fton,

Të sejdis, të pret me nder,

Asht’ shqiptari që kërkon,

Aty hapur ke një derë.

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here