Nuk ka kosovar
Nuk ka ulqinak
Të gjithë janë shqiptar’
Janë i njëjti gjak
Nuk ka as tuzian
As tivaras s’ka
Frymojn’ shqip te tanë
Nji nanë i ka ba
Nuk ka as plavjan
As gucian nuk ka
Të gjithë shqiptar janë
Askush s’i ka nda
S’ka preshevali
Pa shqipen krenare
Frymzim për liri
Kanë gjuhen amtare
Nuk ka tetovar
Nuk ka as shkupjan’
Ata janë shqiptar’
S’bashku me dibran’
S’ka ndarje shqiptare
Jemi kuq e zi
Me shqipen krenare
Deri n’Çamëri
Të gjithë të bashkuar
Rrënjët thell’ në gur
Histori kan’ shkruar
Një Komb-Një flamur
Ramazan Çeka