Unioni Artistik i Kombit Shqiptar shpartalloj strategjine e Ministrisë së Kulturës për zhbërjen e identitetit kulturor dhe shterrimin e trashëgimisë shpirtërore.

0
716

 

 

Propozimi për në UNESKO i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës rehabilitim i diktaturës dhe goditje e lashtësisë së trashëgimisë shpirtërore të Kombit Shqiptar.

 

Është viti i 18-të i veprimtarive mbarëkombëtare kulturore artistike të UAKSH-së të cilat shpalosin vlerat e jashtëzakonshme të folklorit shqiptar, ku gjejnë pasqyrimin e vet margaritarë të rrallë dhe autentikë të popullit shqiptar si Vallja Pirrike, ose Çame e Osman Takës, Vallja e Rugovës, kërcimet e shqipeve të Tropojës, Polifonia Labe, Kënga Majekrahut, Vallja e Shotës, kërcimet e Karadakut, Kërcimi i Logut, Vallja e Rajcës, Vallja Labe, vallet myzeqare, tiranase e devollitëshe etj etj.

Elementë thelbësorë të trashëgimisë etnografike si plisi, xhamadani, xhubleta e fastanella, me të cilat paraardhësit tanë janë identifikuar prej shekujsh e mijëravjeçarësh si iliro- dardano- arbërorë, e së fundmi shqiptar i kanë veçuar ata krahas gjuhës e tipareve të shquara të racës së tyre nga fqinjët ballkanikë e popujt e tjerë të kontinentit.

Kur flasim për trashëgimi kulturore shqiptare duhet të kemi parasysh se ajo është pashaporta dhe identiteti kulturor’ e historik i njërit prej kombeve me të vjetra të Europës, i cili është formuar përmes një procesi të gjatë historik.

Diversiteti i jashtëzakonshëm kulturor i rajoneve e krahinave të ndryshme të trojeve tona etnike ka sjellë pasurinë e madhe folklorike, larminë e veshjeve e të mënyrës së interpretimit të këngëve dhe valleve, e në anën tjetër ky diversitet nuk e ka cënuar aspak krijimin e konfigurimin e një kulture popullore autentike shqiptare e të dallueshme nga fqinjët tanë.

Kur flasim për trashëgiminë tonë e cila është produkt i gjeninë së popullit shqiptar kemi parasysh kryeveprat e saj, ato të cilat na bëjnë jo vetëm të dallueshëm nga të tjerët, por njëherësh paraqesin edhe vlera të jashtëzakonshme e autentike për kulturën e njerëzimit siç thuhet në një nga dekleratat e UNESKOS, e të tilla vendi ynë ka me tepricë.

Kadareja ka hyrë në thellësitë e të gjithë elementëve të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe ka veçuar tre elementë thelbësorë.

Trashëgiminë ilire.

Eposin e Kreshnikëve.

Të Drejtën Zakonore, e cila identifikohet me Kanunin e Lek Dukagjinit, si korpusi më i plotë juridik që ka arritur deri në ditët tona.

Studiuesit e huaj europianë ishin të parët që studiuan kryeveprat e trashëgimisë sonë kulturore deri në vitet e shtetit të pavarur shqiptar, ku spikati brezi i artë i studiuesve vendas At Shtjefën Gjeçovi me kodifikimin e Kanunit, At Bernardin Palaj e At Donat Kurti me “Visaret e Kombit”, Rrok Zojsi, Eqrem Çabej, Hasan Ceka e Skender Anamali në arkeologji, e së fundmi kolosi i studimeve të shkencës së etnomuzikologjisë prof. Ramazan Sokoli.

Folklori thoshte poeti ynë Kombëtar Gjergj Fishta është psikologjia dhe identiteti i një kombi, e njëherësh gurra e pashterrshme e frymëzimit për poetët e shkrimtarët e vërtetë të kulturës moderne.

Në Eposin e Kreshnikëve gjejmë vargje kozmike e perla poetike, të cilat nuk mund t’i kalojë as sot pas kaq shekujsh asnjë poet i botës.

Lexoni ju të paditurit e Ministrisë së Kulturës portretin e Tanushës apo vajtimin e Ajkunës për djalin e saj Omerin:

“T’u shkimtë drita ty moj Hanë

Si s’ma çova atë natë një fjalë

N’lugje të verdha për më dalë

Bashkë me hy në një vorr me djalë

Çou Omer e luaj me zana

Se ty vorrin ta ruan nana.

Po ju o dritëshkurtër çfarë ruani nga këto kryevepra, Lahutën Iliriane, që ja bëtë pushqesh Vuçiçit apo fustanellen e Epirotase të Pirros, të cilin e kanë veshur rojet e parlamentit grek, Kanunin e Lek Dukagjinit, të cilin kalemxhinjtë e paguar nga ju e përdhosin për çdo ditë.

Vallen Pirrike që po përpiqen ta marrin grekët, apo buzukun që gjetët kohë për ta promovuar vetë si trashëgimi kulturore të Greqisë gjatë pandeminë.

Për çiftelinë u kujtuat kur e denoncuam ne që na rrembeu Irani.

Kurse Polifoninë Labe e latë qëllimisht së bashku me Akademinë e Shkencave në harresë duke futur në Unesko iso – polifoninë, e tani mashtroni mediatikisht duke deklaruar se e keni futur polifoninë.

Po për “Gjamën e Burrave” rit pagan i lashtë, me të cilën u përcoll për në amëshim Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, a dini gjë për të?!

Vajtimi i Lek Dukagjinit për Gjergjin e madh tundi malet atë kohë.

Nëse dini gjë pse mungon në propozimet tuaja?!

Asnjë vend i Globit, i cili ka ratifikuar protokollet e UNESKOS nuk ka guxuar të propozoj një festival të vehtin për ta bërë pasuri të mbrojtur nga kjo organizatë e përbotshme.

Po ju pyes pse nuk është propozuar Festivali i Kinomatografisë i Kanës, ai i Karnavaleve të famshme të Brazilit, apo vetë Hollivudi për në UNESKO?!!!

Ju guxuat të propozoni Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, një festival me histori gjysëm shekullore, i cili në kohën e diktaturës i këndonte satrapit të partisë komuniste Enver Hoxhës dhe se mosha e kësaj trashëgimie mijëravjeçare i bie të jetë sipas jush dhjetëra vjeçare, kur ajo është mijëravjeçare.

Sot ky festival ka degraduar me keq se asnjëherë, manaxhohet nga një grup pseudokulturologësh, studiuesish e zyrtarësh hajdutë, një këshill ndrikullash e nepotikësh të neveritshëm dhe përdoret politikisht nga Sulltani ynë Daja, producenti i tallavasë Edi Rama sepse organizohet gjithnjë në prag të zgjedhjeve.

A mund të përgjigjet ministria e kulturës cila është strategjia e saj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore?!

Pse për shtatë vjet heshti dhe nuk shpalli një platformë kombëtare për ruajtjen e kësaj trashëgimie?!

Cilat janë masat publike që ka marrë pas grabitjes së lahutës, çiftelisë, deshtimit për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në UNESKO?!

Pse nuk është në listën e propozimeve Vallja Pirrike, apo e Osman Takës, Vallja Çame?

Pse mashtron opinionin publik kur deklaron se ka propozuar Kcimin e Tropojës, e në fakt propozimi është kcimi i bjeshkës me tupan?!

Pse ka përjashtuar prej shtatë vitesh festivalet kombëtare nga projektet shtetërore, si Sofra Dardane në Tropojë, Festivali i Këngës dhe Valles Çame në Sarandë?!

Këto pikëpjekje të shpirtit të Kombit tonë kanë si qëllim hulumtimin, promovimin dhe përcjelljen tek brezat e rinjë të kësaj trashëgimie.

Cila është platforma e Ministrisë së Kulturës për bashkëpunimin me trojet e tjera shqiptare dhe sa aktivitete të përbashkëta ka organizuar me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut?!

Pse e ka hequr muajn e kulturës  Shqipëri – Kosovë?!

Sa është mbështetja e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për aktivitete kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës?!

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastës a e justifikon emërtimin që ka “Kombëtar”?!

A mund të thotë një fjalë Akademia e Shkencave dhe qehajaj i vetëshpallur i saj Skender Gjinushi kur serbët i

paraqesin si të vehtat simbolet e historisë dhe kulturës tonë kombëtare dhe cila është strategjia e saj për mbrojtjen, ruajtjen e promovimin e tyre?!

Çfarë aktivitetesh kanë organizuar, apo do të organizojnë Ministria e Kultures së Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave Shqiptare në vitin jubilar të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.?!

Çfarë aktivitetetesh organizoj Ministria e Kulturës në ditëlindjen e Shenjtores Nënë Terezës?!

Po në vitin jubilar të saj?!

Çfarë aktivitetesh ka parashikuar Ministria e Kulturës së Shqipërisë në vitin jubilar të 120- vjetorit të kalimit në amëshim të Rilindasit, Bilbilit të Gjuhës Shqipe Naim Frashëri?!

Populli shqiptar nëpër rrebeshet historike i ka ruajtur si të shenjta këto vepra dhe Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” është këtu për t’i mbrojtur ato nga Ministria e Kulturës së tallavasë dhe Akademia e tallavasë, nga daja producent shembëlltyrë e Nojanit të Mongolëve Edi Rama, me po atë vendosmëri që i kanë mbrojtur studiuesit e shkencëtarët që i citova që në fillim nga akademitë serbe e greke të shkencave, të cilat mundohen t’i paraqesin shqiptarët si një popull nomad e ardhacakësh të vonë në Ballkan, të egër e pa kulturë.

Ministresha e tallavasë dhe Dr Adhamudhi që drejton Akademinë e Shkencave duhet të hapin pak arkivin e shtetit, e aty do ta shohim se edhe në kohën e pushtimit nazifashist ka patur një ministri të kulturës popullore shumë më të aftë se kjo e sotmja, e cila themeloj Institutin e Shkencave defakto Akademinë e parë shqiptare.

 

Gusht 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here