SHQIP KAM GJUHEN DHE FLAMURIN
N’mërgim linda dhe u rrita
Më mungonte Shqipëria
Me vullnet çdo gjë arrita
S’i harroj trojet e mia
Shqip flas e shqip mendoj
Jam shqiptari më i lumtur
Shqip familja m’edukoi
Kjo ësht’ gjuha më e bukur
Vetëm shqip përgjithmon’
Vetëm shqip për gjith’ jeten
Kjo ësht’ gjuha e vendit ton’
Shqip flamurin, shqip t’vërteten
Gjuhen shqipe s’e harroj
Edhe zemra shqip më rreh
Vishem shqip kur dashuroj
Syri ëndrrat shqip i sheh
T’gjitha këngët shqip i k’ndoj
I këndoj me krenari
Që gjithmon’ t’ja trashëgoj
Brez pas brezi fmive t’mi
Ramazan Çeka