N’KRAH SHQIPONJE FLUTUROJ
Tuj shetit nëpër Europë
E kudo në gjithësi,
Në çdo vend që ka kjo botë,
Ndjej aromen shqiptari.
Një shqiptar kur e takon,
Sikur dielli e ngroh token,
Shpirti shndrit, zemra gëzon,
Tuj fol shqip ndigjoj n’gjith boten.
Kan’ rrit shtatin nëpër botë
E dikush atje ka le,
I don vendi tash sa mot,
Si n’vend tand kërkund nuk je.
Sikur fmia që don nanen,
Bashkë me baben që krenohet
Edhe nata bashkë me hanen,
Don shqiptari të bashkohet.
Kanga m’del tuj fluturu,
Kur shqiptarin afër ndjen,
Fjalë prej zemre tuj dhuru,
Ai për kangë bahet refren.
Ramazan Çeka