LART SHQIPËRISË VLERAT JA ÇOJMË
Emrin tim e kam shqiptar
Më i vjetri komb n’Ballkan
Çdo pllam tokë mbulu me ar’
Rrit’ n’furtun’ e në tufan
Në mbarë rruzullin toksor
Që kur Zoti e krijoj
Si n’Shqipri e n’Diaspor
Bujarinë me kend s’e ndrroj
O flamur flakë e borë
Krushk i parë në Diasporë
O simbol për mërgimtar
Krenari për çdo shqiptar
Dashuria për atdhe
Ku shqiponjat kanë liri
Për të madhin Skenderbe
Për flamurin kuq e zi
Ku ka troje me shqiptar
Vlerat kombit lart ja çojmë
Anë e mbanë n’gjithë boten mbar
Nanë Shqiprinë sot e nderojmë
Ramazan Çeka