“DHURATË PËR SHKODRËN”

0
518

Spektakli që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në mbarë botën

 

Edhe në ditët ku dielli i pakson rrezet

Dritë bëhen njerëzit vullnet mirë

Aty njerzia e gjen edhe shpresen

Dhurata për Shkodren retë i ka fshirë

 

Spektakli madhështor në sheshin Zogu i Parë në Parrucë i ideuar nga TV1 Chennel me drejtor z.Edmond Ndou dhe drejtuar me mjaft mjeshtri nga gazetari Bepin Kolvata, në bashkëpunim me bilbilin e këngës së bukur shkodrane “Mjeshtrin e Madh” Bujar Qamili, i shpërndau edhe njëherë botës Aromen e ngrohtë shkodrane në këto ditë të bukura pranverore, të cilat si kurrë më parë po i kalojmë krejt ndryshe, të izoluar, të dëshpëruar, pse jo dhe të friksuar nga prezenca e Covit 19 e kthyer tashmë në pandemi globale.

Dedikimi im kushtuar këtij spektakli u bë pjesë e emisionit të pasdites “Prespektivë” në TV1 Channel, ku ishte i ftuar në studjo “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, çka më bën të ndjehem i privilegjuar, pasi valët e këtij televizioni janë prezent në çdo familje shqiptare anë e mbanë botës, duke marrë përmasat e një televizioni kombëtar.

Ajo që më bën të ndihem akoma edhe më i vlersuar ishte fakti se gjatë leximit të shkrimit tim nga gazetarja e mrekullueshme Linda Kavaja, drejtuesja e emisionit, e shoqëronte atë me një montazh, duke u dhënë kuptim shprehive dhe fjalëve të mia.

Suksese dhe faleminderit TV1 Channel për vlersimin dhe mundësinë e bashkëpunimit me ju.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here