KËT’ MIKPRITJE S’E HARROJ

0
330

 

 

KËT’ MIKPRITJE S’E HARROJ

 

Shkodra ime të përshndes

N’Amerikë erdha i ftuar

Fjalt e mia ke peshqesh

Ti je vendi më i bekuar

 

Sa herë vij në Amerikë

Për ty malli më shumë shtohet

Të mendoj ty ditë për ditë

Prej teje mendja s’largohet

 

Në kët’ botë pa anë pa fund

Si ty Shkodër zor me gjetë

N’djepin tand kush u përkund

I jeton edhe dy jetë

 

N’mes New Yorkut tuj shetitë

Çka sheh syri s’e besoni

Por si n’Shkodër ku jam rritë

Më t’gëzuar k’tu s’jetoni

 

Me gjithë zemër i uroj

Miqt e mi që më kanë ftu

Kët’ mikpritje s’e harroj

Me qejf sofren ma kanë shtru

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here