JENA K’TU QYSH KA NISË JETA
Vallzon shqipja mbi këto male
Tokë e det l’shon sy me pa
Moj Shqipni moj Nanë e Madhe
Nur pranvere të ka ra
Prej në breg të detit Jon
Der’ në rrafsh të Dardanisë
Tokë shqiptare k’tu i thonë
Qysh se zu jeta me nisë
Gjithçka t’bukur pat kjo tokë
E lakmi nuk ja pat kuj’
Nder e lavd pat mbi Evropë
Me e zaptu deshen shumë t’huj
Shumë rrufe e kanë zhurit
Kët’ tokë t’gjanë, kët’ tokë t’bekume
Por s’e shuen kurr’ kët’ dritë
Mijëra vjet të trashëgume
Gjithë ku janë troje mbi gurë
Shqip kanë folë e kuvendu
Gjuhë e gjak nën nji flamurë
Ka ardh’ dita me i bashku
Ramazan Çeka