TROJET TONA JANË SHQIPNI
Sot gjith’ bashkë presim një ditë,
Të shkruar në histori.
Mijra vjet ne kemi pritë,
Ta bajm’ nji Nanen Shqipni.
Prej n’Kosovë der’ n’Çamëri,
Jemi një e të pa ndarë.
Trojet tona janë Shqipni,
Kem një rrajë e jem një fare.
Fustanella e xhubleta,
Të lashta sa historia.
Autoktone sa t’jet jeta,
Ka m’u ba një ditë Shqipnia.
Trojet tona sot thërrasin,
Për bashkim e për flamurë.
Male, fusha veç shqip flasin,
Për ta kanga bahet urë.
Kem një gjuhë e kem një besë,
Të gjithë kemi një traditë.
Me lahut i k’ndojmë të resë,
Na buron kanga në shpirt.
Ramazan Çeka