S’I PRANOJMË PADREJTËSITË

0
466

Më k’ndon zemra edhe shpirti

Veç për ty Shqipnia nanë

Ta marrë vesh kush nuk e diti

Hallall qumshtin na ke dhanë

 

Nji flamur ne mbajmë në gji

Nji shqiponjë në ball’ na prinë

Dhe përulemi para tij

Sepse nji kemi Shqipninë

 

Kanga jonë kurr nuk ndalet

Si shqiponja n’fluturim

Na hek dertet edhe hallet

E fton kombin për bashkim

 

Do ta bajmë Shqipninë etnike

N’troje tona ku jetojmë

Padrejtsitë historike

Asnjiher’ s’do t’i harrojmë

 

Shkon lavdia n’histori

Shkon shqiponja përmbi re

Prej n’Kosovë der’ n’Çamëri

Kem nji gjuhë e nji atdhe

 

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here