Sot po k’ndoj për vendin tim
Të braktisur dhe pa Zot
N’mes t’Europës si jetim
Zemra t’thyera, syt’ me lot
Kem pas nder e kem pas bes’
Nga askush s’kemi pas frikë
Sot jetojmë si të pa shpresë
Prej k’ti vend njerzit tuj ik’
Që nga Jugu në Veri
Trafik droge në çdo cep
Deri kur k’shtu qeveri
Fukaraja pa lek n’xhep
Vriten njerzit si pa t’keq
Çdo ditë trojet t’u u braktisë
Kanë mbet shpiat veç me pleq
Ka humb’ shpresa e rinisë
Qeveritë po shkojnë e vijnë
Shitet vota për dy lek
Politika që na prin’
I fut popullit doren n’xhep
Shumë po vidhet populli i ngratë
Lulzon krimi, padrejtsia
Dikush s’ka as buken thatë
Dikush mblu nga pasuria
Boll ky vend u la me lot
Padrejtsia ma s’durohet
Për Shqipërinë jemi vet Zot
Veç prej nesh ajo lulzohet
Ramazan Çeka