TI JE LULJA E SHQIPËRISË

0
215

 

 

 

TI JE LULJA E SHQIPËRISË

Kangët ma t’bukra k’tu kanë dalë
K’tu bylbylat janë bashku
Me za tem der sa t’jem gjall
Për ty Shkodër du me k’ndu

Ti për ne je nanë e madhe
Zoti vetë të ka stolis
Ke provu g’zime e halle
Ti je lulja e Shqipnisë

Prej n’Kala deri n’Malsi
Ti ke lindur njerëz me za
Tan’ Shqipnia t’ka zili
Vend si ti n’tan boten s’ka

Kush ta fali bukurinë
Me liqen n’buz t’Rozafatit
Ta shujnë etjen Bun e Drin
Me dorë t’Zotit e të fatit

Në pranverë kur çelin lulet
Edhe zogjt kangës ja thonë
Me gazmend gjithkush përkulet
Para të madhes Shkodrës tonë

Ky qytet i lasht’ e i ri
Me gjelbrim gjithkund rrethu
T’jep frymzim e dashuri
Që gjithmon’ për te me k’ndu

Ramazan Çeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here